Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Sërish tërmete në Korçë, regjistrohen 6 lëkundje gjatë orëve të fundit

Sërish tërmete në Korçë, regjistrohen 6 lëkundje gjatë orëve të fundit
November 07
11:29 2019

Lëkundje të tjera tërmeti, të gjitha me epiqendër në Korçë.

Janë gjashtë lëkundje të regjistruara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit nga mëngjesi i së mërkurës deri mëngjesin e sotëm. bëhet fjalë për lëkundje me magnitudë të vogël, më e fundit e shkallës 2.3.

Ndërkohë epiqendra lëviz nga fshati Nikolicë në fshatra të tjera të Korçës.
Zona e Korçës ishte më e prekura nga tërmeti i 1 qershorit por edhe tërmetet e para pak ditëve ku u dëmtuan qindra banesa.
Share