Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sërish sulme ajrore në Aleppo. 200 të vrarë brenda javës

Sërish sulme ajrore në Aleppo. 200 të vrarë brenda javës
April 30
12:50 2016

Banorëve të Aleppos u është dashur të kalojnë një të premte nën sulmet e vazhdueshme ajrore.
Prej luftimeve të ashpra gjatë kësaj jave kanë mbetur të vrarë të paktën 200 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Raportohet se gjithashtu kanë mbetur të vrarë 11 të tjerë në një zonë të sulmuar nga rebelët, ku sipas informacioneve është shkatërruar edhe një qendër mjekësore, e dyta brenda javës.

Shtëpia e Bardhë deklaroi ditën djeshme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia po punojnë për të rivënë në fuqi marrëveshjen e armëpushimit për Sirinë, e cila vazhdimisht është thyer.

Në fakt, një nga ngjarjet që ka shkaktuar më shumë zhurmë rreth sulmeve të kryera është vdekja e mjekut Muhammad Waseem Maaz, njëri prej pediatërve të fundit të mbetur në qytet.

 

Shperndaje