Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sërish lëkundje tërmeti gjatë natës, ja ku ishte epiqendra

Sërish lëkundje tërmeti gjatë natës, ja ku ishte epiqendra
July 09
11:26 2018

Që prej ditës së mërkurë vendi është goditur nga tërmetet dhe lëkundjet vazhdojnë ende. Rikujtojmë se të mërkurën Tirana u godit nga një tërmet 5.2 ballë, Durrësi rreth 5 ballë, ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa rrethe të vendit. Sipas IGJEUM, gjatë natës së djeshme janë regjistruar dy tërmete të tjera.

I pari ka rënë rreth orës 02:26 sërish në Gjir të Lalëzit me magnitudë 2.5, ndërsa i dyti rreth orës 03:52 në Fushë-Krujë, me magnitudë 1.8. Njerëzit janë ende të shqetësuar, duke mos ditur se me çfarë do të përballen sërish. /Blitz.al/

termet3 (1)

Komento
Shperndaje