Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Demarkacioni, sërish gaz lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës

Demarkacioni, sërish gaz lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës
August 10
14:00 2016

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur sërish. Në mbledhjen e sotme pritet që të procedohet ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ka qenë deputeti Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ai që ka sulmuar kësaj here me gaz lotsjellës. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Kadri Veselit, Avni Bytyqi.

Menjëherë pas këtij akti, Kryesia e Kuvendit ka vijuar mbledhjen në një tjetër sallë, ku është duke u diskutuar ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin.

Burimi: lajmi.net

/Blitz.al/