Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sergio Ramos dedikim emocionues për largimin Cristiano Ronaldos

Sergio Ramos dedikim emocionues për largimin Cristiano Ronaldos
July 10
17:57 2018

Tashmë është zyrtare që Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e ekipit të Juventusit. Pas 9 vitesh Ronaldo do të lërë Real Madridin për të kaluar tek Juventusi kundrejt shifrës 105 milionë euro. Vetë futbollisti me anë të një letre të hapur i ka falënderuar të gjithë për këtë periudhë në Madrid.

Reagimi i parë ka ardhur nga shoku i tij i skuadrës Sergio Ramos i cili i ka dedikuar një status emocionues  në profilin e tij në Instagram ylli portugez ku shkruan:

“Cristiano golat e tu, numrat e tu dhe gjithçka që ne kaluam bashkë dhe fituam flasin vetë. Ti do të kesh gjithmonë një vend special në historinë e madhe të real Madridit. Si   “Madrilenë”  do të kujtojmë gjithmonë. Ishte një kënaqësi e madhe të luaja përkrah teje bishë. Një përqafim të madh dhe paç fat” – ka përfunduar Sergio Ramos.

Komento
Shperndaje