Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serena Williams fiton “Wimbledon 2016”

Serena Williams fiton “Wimbledon 2016”
July 09
17:50 2016

Numri Një në botë Serena Williams është shpallur fituese e “Wimbledon 2016”, turneut më të njohur në sportin e tenisit. Ajo arriti të mundë gjermanen Angelique Kerber me rezultatin 2:0 në setet 7-5 dhe 6-3.

28-vjeçarja Kerber, e cila mposhti Williams në turneun e “Australian Open” në Janar, por nuk mundi ta mposhtë kësaj radhe. “Kjo e bën fitoren edhe më të dashur, të gjithë e dinë se sa shumë kam punuar për të.”, është shprehur Williams, referuar edhe paraqitjes jo të mirë të saj vitin e kaluar, kur ajo nuk mundi të siguronte dy ndeshje.

Ky titull i 22-të “Grand Slam” e barazon tenisten amerikane me legjendën Steffi Graf, ndërkohë që renditet shumë pak mbrapa kampiones australiane Margaret Court.

Komento
Etiketimet
Shperndaje