Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serbia dërgon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Serbia dërgon kërkesën për ekstradimin e Haradinajt
January 10
14:26 2017

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar kërkesën zyrtare Francës për të ekstraduar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmi është bërë me dije nga media serbe Kurir, e cila saktëson se kërkesa është përthyer e gjitha në gjuhën franceze dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmar-it.

Në bazë të ligjit francez, nëse Haradinaj përcaktohet fajtor, kjo kërkesë do e përshpejtojë ekstradimin e tij në Serbi për t’u gjykuar mbi akuzat që janë ngritur për të dhe kjo pasi gjykata i ka kërkuar fakte shtesë Serbisë për Haradinajn.

Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, u la në paraburgim për 18 ditë nga gjykata e Colmar-it dhe tashmë do të presë edhe gati 10 ditë të tjera deri në ditën që gjykata do të vendosë për të.

Këto ditë ka pasur disa protesta në Francë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë në Europë dhe SHBA që kërkojnë lirimin e Haradinajt, pasi ai cilësohet si një hero i luftës së Kosovës, që mbrojti qytetarët shqiptarë nga persekutimi serb. /Blitz.al/

Shperndaje