Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serbët kapin 3 shqiptarë me 39 kg heroinë

Serbët kapin 3 shqiptarë me 39 kg heroinë
December 20
19:48 2016

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia serbe kur ishin duke transportuar 39 kg heroinë drejt Hungarisë nga pika kufitare e Horgos në kufirin mes këtyre dy vendeve.

Policia serbe bëri me dije se droga është gjetur e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit Nissan me të cilin ishin duke udhëtuar 3 shqiptarët.

Identiteti i tyre nuk bëhet me dije i plotë, por mediat serbe kanë shkruar inicialet S.C., B.C. dhe I.C. dhe mësohet se të tre personat janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se sasia e kapur e heroinës kishte si synim tregun europian dhe konkretisht atë gjerman.

Tashmë autoritetet serbe do të vendosin nëse gjykimi i tyre do të bëhet në vendin e tyre apo do të ekstradohen për t’u gjykuar në Shqipëri. /Blitz.al/

makina-1

Komento
Shperndaje