Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serbët: “DRAMATIKE! “Shqiptarët po përgatisin luftë”

Serbët: “DRAMATIKE! “Shqiptarët po përgatisin luftë”
February 03
10:32 2017

Gazeta më e madhe serbe “Kurir” ka shkruar sot në faqen e saj të parë një artikull me germa të mëdha me mbishkrimin: “Dramatike! Shqiptarët janë duke përgatitur luftë”.

“Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kërkojnë nga ne që të njohim pavarësinë e Kosovës dhe Vuçiç e Nikoliç u përgjigjen se Serbia njeh pavarësinë e bashkësisë së komunave serbe. Bisedimet pastaj ngecin”.

“Në Mitrovicë mbizotëron një gjendje alarmi për shkak të tensioneve që kanë ardhur pas dështimit të bisedimeve mes delegacioneve serbe dhe shqiptare në Bruksel dhe porosisë që vjen nga Prishtina, e cila kurrë nuk do të lejojë krijimin e unionit të komunave serbe, si dhe rritjes së patrullave në rrugë të policisë së Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mblodhi kryetarët e komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, për t’i porositur të rrinë të qetë dhe të besojnë në shtetin e tyre, Serbinë”,- vijon më tej artikulli.

Më tej në shkrim thuhet se kryeministri Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e provokimeve, pasi paqja është interesi ynë.

Komento
Shperndaje