Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sëmundja e rrallë e tri motrave, prindërit bëjnë apel: Na ndihmoni!

Sëmundja e rrallë e tri motrave, prindërit bëjnë apel: Na ndihmoni!
June 21
19:05 2016

Një sëmundje e rrallë ka prekur tri vajzat e familjes Përleka në Mirditë. Vajzat e moshës 11, 9 dhe 6 vjeçe vuajnë nga një sëmundje e quajtur Neopoti. Ato nuk mund të ecin pa ndihmën e prindërve sepse ndiejnë lodhje dhe më pas rrëzohen.

Vajza e vogël, Etna, është në gjendje më të rëndë sesa Dinela dhe Melisa, pasi nuk mund të ecë fare vetë. Vajzat janë të vetëdijshme për sëmundjen që po vuajnë dhe Dinela, vajza e madhe, me lot në sy kërkon ndihmë.

Prindërit e tyre, Dritan dhe Mirela Përleka, thonë se sëmundja u është shfaqur në moshën 2-vjeçare dhe mund të kurohet vetëm jashtë shtetit. Por ata nuk e përballojnë dot koston e operacionit për shkak të kushteve të vështira ekonomike.  Kështu që ata kërkojnë ndihmë për të siguruar shpenzimet e operacionit të vajzave.

Të gjithë ata që kanë mundësi ekonomike, le të bashkohen për të ndihmuar vajzat e familjes Përleka që të rriten si të gjithë moshatarët e tyre.

Numri i telefonit të Dritan Përlekës: 0685120347

Numri i llogarisë: 1228229-17 Socita Generale Albania Dega Rrëshen

https://www.youtube.com/watch?v=twRFF4adZy8

Shperndaje