Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selvie Yzeiraj ka abuzuar me vajzën e saj edhe kur u kap përpara një viti për prostitucion!

Selvie Yzeiraj ka abuzuar me vajzën e saj edhe kur u kap përpara një viti për prostitucion!
September 17
10:20 2016

Nëna mostër nga Fieri, që është akuzuar se ajo dhe bashkëshorti (njerku i vajzës) kanë abuzuar seksualisht me vajzën e mitur, në fakt ka qenë një prej të akuzuarave si pjesëtare e një rrjeti prostitucioni vetëm një vit më parë.

Sipas gazetës “Panorama” thuhet se madje kjo e fundit ka përdorur vajzën e vogël (të cilën e abuzonte) dhe sëmundjen e saj të rreme si alibi për të mos u futur në burg.

“Ju lutem, më lini të lirë! Unë kam një vajzë të vogël, e cila as nuk ha po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan edhe nga një sëmundje. Humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të
kujdesem për të. I duhet kujdesi im. Është fëmijë pa baba”, – ka thënë ajo përpara trupit gjykues përpara një viti.

Duke besuar këtë version, gjykata e ka lënë të lirë 40- vjeçaren një vit më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje