Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohet 1 kg heroinë, pranga dy të rinjve

Sekuestrohet 1 kg heroinë, pranga dy të rinjve
March 21
19:03 2016

Oficerët e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me “Shqiponjat”, kanë kryer sekuestrimin e 1 kg lëndë narkotike heroinë dhe ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar shtetasit Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar dhe Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Progonat, Tepelenë.

“Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se brenda automjetit tip Mercedez Benz me targë AA 221 IS, që drejtohej nga Anest Koromani, është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia prej 561 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Në momentin e kapjes në flagrancë nga policia, shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit. Lënda narkotike e dyshuar si heroinë ishte futur (fshehur) në pesë kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin “Liquoid Body”, e cila u identifikua nëpërmjet qenit për zbulimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 69 gramë lëndë të dyshuar si heroinë, katër telefona celularë, pesë kuti bojërash me mbishkrimin “Liquid Body” dhe 1  automjet tip “Mercedez Benz” me targa AA221IS.

Nëse sasia e lëndës së sekuestruar do të dilte në treg, do kapte vlerën e rreth 70 mijë eurove. Materialet për këtë rast do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.

Etiketimet
Shperndaje