Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 8 makina, 4 apartamente dhe disa trualle. Ja pasuria marramëndëse e familjes Murataj!

Sekuestrohen 8 makina, 4 apartamente dhe disa trualle. Ja pasuria marramëndëse e familjes Murataj!
April 12
16:22 2019

Prokurorët e Krimeve të Rënda Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme të grabitësit të vrarë në Rinas, Admir Murataj dhe familjarëve të tij: bashkëshortes së mbetur të ve dhe vëllezërve të tij. Sipas Syri.net, këto pasuri vlerësohen me miliona euro dhe dyshohet se janë përfituar nga burime kriminale.

Në dokumentin e Prokurorisë thuhet se “gjatë hetimit penal janë kryer verifikime për subjektet Admir Murataj dhe Aleksandër (Shpëtim) Murataj si dhe për 14 familjarë të tyre. Prokuroria ka vendosur konfiskimin e 300 mijë eurove si prova materiale. Përveç sa më sipër, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal pasuritë eregjistruara në ZVRPP Tiranë:

Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
Volkswagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.

SHKRESA E PROKURORISE SE KRIMEVE TE RENDA

Njoftimi:

“Kërkesa mbështetet në ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017.

Procedimi Pasuror Nr. 2 datë 04.03.2019, ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lidhur me të pandehurit Admir Murataj, Aleksandër Murataj dhe familjarëve të tyre./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje