Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sekuestrohen 73 kg lëndë narkotike në operacionin anti-drogë, Kukës

(Video) Sekuestrohen 73 kg lëndë narkotike në operacionin anti-drogë, Kukës
October 07
09:49 2016

Nga Anduena Llabani

Kukës-Vijojnë operacionet anti-drogë. Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 73 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Më datë 06.10.2016, specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të operacioneve anti-drogë dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Shaqir Duraku, 39 vjeç, banues në fshatin Morin, Kukës.
  2. Albulena Berisha, 22 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targa AA 448 OZ, me drejtues mjeti shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjere shtetasen Albulena Berisha, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

– 73 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, automjeti tip “Benz”, me targa AA 448 OZ .

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal./Blitz.al/

1 2 3 4 6

Komento
Shperndaje