Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 325 kg kanabis në Delvinë, pranga shoferit nga Berati

July 13
09:37 2016

Gjatë aksionit të koduar “Ndryshe” janë sekuestruar 325 kilogramë kanabis sativa të fshehura në një furgon. Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit Afrim Çifliku, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Ai u ndalua në fshatin Vrion, Delvinë, pas kapjes në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” me targë AA706JR, ku ishte fshehur sasia e konsiderueshme e drogës. Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë.

Ndërkohë që dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Greqia, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Etiketimet
Shperndaje