Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 32 kg lëndë narkotike Cannabis në Qafë-Botë, Sarandë

Sekuestrohen 32 kg lëndë narkotike Cannabis në Qafë-Botë, Sarandë
October 11
10:10 2016

Nga Anduena Llabani

Policia Kufitare në Qafë Botë-Sarandë sekuestroi rreth 32 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Bllokohet mjeti me të cilin transportohej lënda narkotike.

Në pranga dy shtetas.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:  Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë (drejtuesi i mjetit); Artan Proshka, 31 vjeç, banues në Durrës (pasagjeri).

Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Botë Sarandë, shërbimet e Policisë Kufitare. gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Seat” me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar në brendësi të kroskotit të automjetit disa pako të mbështjella që dyshohej se ishin me lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për narkotikët dhe gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura 31 pako me lëndë narkotike me peshë totale rreth 32 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për narkotikët kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”./Blitz.al/

 

Shperndaje