Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 300 kg kanabis në Ishëm, gjendet 3 km larg pistës së avionit banesa e përshtatur për pastrim

Sekuestrohen 300 kg kanabis në Ishëm, gjendet 3 km larg pistës së avionit banesa e përshtatur për pastrim
September 22
11:54 2016

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më 21.09.2016, në Ishëm, kanë goditur një rast të prodhimit të lëndëve narkotike.

Specialistët kanë identifikuar një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e një sasie rreth 300 kg Cannabis Sattiva.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.A. në fshatin Rrotull, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

  • rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit:

  • B.A. 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm, Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit:

  • A.Ll. 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në fshatin Rrotull, Ishëm është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 shtetas (punëtorë), të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 300 kg Cannabis Sattiva;
  • mjeti tip furgon në pronësi të njërit prej punëtorëve dhe
  • një mjet tip “Peugeot” në pronësi të shtetasit A.Ll.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25  të Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje