Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 277 kg drogë në Itali, pranga katër shtetasve shqiptarë

Sekuestrohen 277 kg drogë në Itali, pranga katër shtetasve shqiptarë
October 12
09:28 2016

Nga Anduena Llabani

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Janë sekuestruar në San Cataldo, Leçe, 277 kg Cannabis Sativa dhe mjeti lundrues skaf që transportonte lëndën narkotike. Është kryer arrestimi i katër shtetasve shqiptarë, tre prej tyre rezident në Itali.

Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Shqiptar. Në orët e pasdites së djeshme, në San Cataldo, Leçe, është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi, që në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.

Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte skafist, ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg dhe konkretisht: E.D., 39 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i skafit, B.S., 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, A.M., 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali, G.D., 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /Blitz.al/

it2

Etiketimet
Shperndaje