Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 224 kg kanabis në Lushnje, pranga kryefamiljarit

Sekuestrohen 224 kg kanabis në Lushnje, pranga kryefamiljarit
October 19
09:38 2016

Policia e Lushnjes ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 224 kg Cannabis sattiva gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sami Ibaliu, në fshatin Zhamë të Lushnjes.

U vu në pranga shtetasi 56-vjeçar dhe u krye sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike prej 224 kg, i 1 arme gjahu pa leje dhe 163 fishekëve.

Njoftimi i Policisë Lushnje

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhame” në banesën e shtetasit Sami Ibaliu, 56 vjeç, banues në fshatin Zhamë, Lushnje.

Gjatë operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– 224 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva;
– 1 armë gjahu pa leje;
– 153 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
– 10 fishekë pistolete.

Ndaj personit të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/Blitz.al/

lushnjee

lushnjeee

Etiketimet
Shperndaje