Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 20 kg kanabis në Kapshticë, ndalohet çifti i të rinjve

Sekuestrohen 20 kg kanabis në Kapshticë, ndalohet çifti i të rinjve
May 16
09:08 2016

Policia kufitare e Kapshticës ka kryer sekuestrimin e 20 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa”, ka vënë në pranga një shtetas dhe ka nisur procedimin penal ndaj një tjetre. Është arrestuar në flagrancë shtetasi Renis Kasapi 32 vjec, banues në Karbunar dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetases me iniciale S.C., 21 vjeç, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin e ndaluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA 049 NF që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, u gjetën dhe sekuestruan 40 pako me kanabis me peshë 20 kg. U krye sekuestrimi i mjetit, i 3 aparatëve celularë dhe i shumës prej 1150 euro.

Etiketimet
Shperndaje