Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 1970 bimë kanabis në Vlorë, largohen kultivuesit

Sekuestrohen 1970 bimë kanabis në Vlorë, largohen kultivuesit
May 06
19:52 2016

Policia e Vlorës ka sekuestruar 9 parcela me 1970 bimë kanabis sativa në fshatin Lapardha. Mësohet se ato u gjendën të mbjella në vendin e quajtur “Pylli Millona”, ku u konstatuan nëntë parcela të hapura rishtas.

Konkretisht, rreth 1170 rrënjë ishin mbjellë në tokë dhe 800 kubikë të ndarë nëpër arka platike. Asgjësimi i tyre u krye me djegie, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin e autorëve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje