Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekuestrohen 11 kg kanabis në Kurbin, pranga 2 poseduesve të dyshuar për një tjetër rast trafiku droge

Sekuestrohen 11 kg kanabis në Kurbin, pranga 2 poseduesve të dyshuar për një tjetër rast trafiku droge
October 24
13:23 2016

Nga Anduena Llabani

Gjatë një operacionit antikanabis të ndërmarrë në Kurbin janë sekuestruar 11 kilogramë lëndë narkotike dhe janë vënë në pranga dy poseduesit.

Këta të fundit dyshohen se janë autorë të një tjetër rasti të trafikut të drogës që u ndërmor një ditë më parë gjatë një patrullimi në kufirin bregdetar.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen nga shërbimet e përbashkëta të Policisë gjatë patrullimit në vijën bregdetare 11 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Gjithashtu po këta dy shtetas dyshohen si autorë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike Cannabis Sattiva të gjetur dje te Hidrovori në Adriatik, Kurbin.

Më datë 23.10.2016, në zbatim të planit operacional “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike”, shërbimet e FNSH-së, të Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në DVP Lezhë, gjatë patrullimit në kufirin bregdetar, kanë goditur një rast të tentativës për trafikimin të lëndëve narkotike nga vija bregdetare.

Konkretisht në Adriatik u konstatua mjeti me targë AA 814 GD, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Nikoll Koca, 25 vjeç, banues në Adriatik – Kurbin, Rajmond Prenga, 21 vjeç, banues në Kurbin. Gjithashtu dje janë gjetur 15 thasë të mbushur me mbetje të bimëve narkotike Cannabis Sattiva në Hidrovor, Adriatik – Kurbin dhe këta 2 shtetas dyshohen si poseduesit e tyre.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje