Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: “Ky është një sulm ndaj vlerave tona dhe ndaj shoqërisë sonë të hapur”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: “Ky është një sulm ndaj vlerave tona dhe ndaj shoqërisë sonë të hapur”
March 22
14:25 2016

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, pas tragjedisë së Brukselit. Jens Stoltenberg ka folur për masakrën duke shprehur ngushëllimet për ata që kanë humbur të dashurit e tyre, për të plagosurit dhe për gjithë popullin belg. Ai është shprehur se ky është një sulm ndaj vlerave tona dhe ndaj shoqërisë sonë të hapur.

“Terrorizmi nuk do ta mundë dot demokracinë dhe të na rrëmbejë lirinë. Kemi vendosur të rrisim forcat e armatosura në kufij. Mbetemi vigjilentë duke monitoruar nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën”, – ka thënë Stoltenberg duke përmbyllur kështu deklaratën.

Shperndaje