Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seattle, të shtëna në një qendër tregtare. Të paktën 4 të vdekur…

Seattle, të shtëna në një qendër tregtare. Të paktën 4 të vdekur…
September 24
10:45 2016

Janë të paktën 4 personat që kanë humbur jetën dhe 2 të plagosur nga të shtënat brenda një qendre tregtare në Burlington, rreth 100 kilometra nga Seattle.

Sipas informacioneve të para, një person me origjinë hispanike i veshur me bluzë ngjyrë gri ka hapur zjarr dhe është larguar para se forcat e policisë të mbërrinin në vendngjarje.

Mediat lokale raportojnë se viktimat janë të gjitha gra.

“Ky është atentatori! Mendojmë se ka vepruar i vetëm. Nëse e shihni lajmëroni menjëherë policinë. Është i armatosur”, – ka qenë lajmërimi që rreshteri Mark Francis ka publikuar në Twitter, krah fotos së agresorit.

Ndërkohë, guvernatori i Washington-it, Jay Inslee, është shprehur i hidhëruar për atë që ka ndodhur. /Blitz.al/

seattle1

 

Shperndaje