Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Schumacher dhe Formula 1, të pandashëm! Së shpejti djali i legjendës, pjesë e garave

Schumacher dhe Formula 1, të pandashëm! Së shpejti djali i legjendës, pjesë e garave
September 12
18:18 2018

Formula 1 i ka mungur prej shumë vitesh emri Schumacher dhe duket se së shpejti do të jetë në pistë. Bëhet fjalë për djalin e legjendës Michael Schumacher  të cilit skuderia e “Toro Rosso-s” ia ka vënë syrin.

Mick kishte një paraqitje shumë të mirë këtë sezon në Formula 3 gjë  që e ka vendosur 19-vjeçarin në qendër të vëmendjes. Ai kishte dy fitore radhazi dhe më e fundit ishte ajo e Nurburgringut e cila bëri që ai ti afrohej kreut të rënditjes që mbahet nga Dan Ticktum me një diferencë prej 16 pikësh.

Piloti i “Toro Rosoo”, Pierre Gasly do të largohet duke u bashkuar me Max Verstappen tek “Red Bull” dhe skuderia duket se është afër marrëveshjes me Schumacher.

Mick ka vetëm 20 pikë dhe problem mbetet liçenca për të garuar në Formul 1, por në qoftë se ai arrin të kapë 1 nga 3 vendet e parë do arrijë të sigurojë edhe 20 pikët e tjera të nevojshme.

Mick ka marrë përsipër një peshë shumë të madhe sepse tashmë vëmendja në garat e ardhshme do të jetë vetëm tek ai. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje