Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, ukrainasi vjedh 8.300 € në një hotel

Sarandë, ukrainasi vjedh 8.300 € në një hotel
August 12
10:35 2017

Një shtetas ukrainas është ndaluar nga policia, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, pasi u kishte vjedhur pushuesve në Sarandë vlera të mëdha monetare.

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qenë duke u larguar nga Shqipëria, shtetasin Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen Nr.1, ku i ka vjedhur shtetasit I.P, 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i janë gjetur 32 kartëmonedha të prerjes 50 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë për veprën penale të vjedhjes./Blitz.al/

Shperndaje