Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, turistja norvegjeze gjendet pa jetë në hotel

Sarandë, turistja norvegjeze gjendet pa jetë në hotel
August 07
10:24 2016

Një turiste norvegjeze është gjetur mëngjesin e sotëm e pajetë në një hotel të Sarandës.

Bëhet fjalë për shtetasen e identifikuar si Brigitte Fratzke 57 vjeç. Ajo është gjetur e vdekur nga të afërmit dhe ende nuk dihen shkaqet prej të cilave viktima ka humbur jetën. Forca të shumta policie ndodhen në dhomën e hotelit ku është gjetur pa jetë 57-vjeçarja. Trupi i viktimës është transportuar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar shkaqet e vdekjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje