Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, plagosje me thikë brenda shkollës

Sarandë, plagosje me thikë brenda shkollës
November 30
12:45 2016

Një konflikt mes 2 të rinjsh në një gjimnaz të Sarandës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Policia e këtij qyteti bëri me dije se 16-vjeçari A.D. ka plagosur me thikë në kofshën e majtë një tjetër nxënës të shkollës, 18-vjeçarin D.K.

Sherri ka ndodhur në mjediset e brendshme të shkollës së mesme “Antoni Athanas”.

Pas plagosjes, i riu është transportuar për në spitalin e qytetit, ku raportohet se nuk ka probleme serioze për jetën.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i ngjarjes, por policia ka shoqëruar autorin për të kuptuar rrethanat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje