Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, kapet një person në kërkim, i dënuar me 10 vite burg

Sarandë, kapet një person në kërkim, i dënuar me 10 vite burg
October 19
15:10 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohet shtetasi Klodian Pashako, 37 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2013, në Delvinë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Z.Zh., 51 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër, duke e lënë të plagosur.

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë realizuar operacionin e kapjes së këtij personi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij, në fshatin Vllahat të Delvinës. I kërkuari tentoi të largohej me shpejtësi nga banesa e tij, por u neutralizua në mënyrë të menjëhershme nga forcat pjesëmarrëse në operacion. Klodian Pashako është dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, Plagosje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Blitz.al/

Shperndaje