Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, inspektorja e policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Sarandë, inspektorja e policisë vetëvritet me armën e shërbimit
August 12
21:53 2016

Një efektive policie është vetëvrarë pasditen e sotme në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në banesën e saj në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës. Viktima është identifikuar si Jeroldina Iljazi rreth 23 vjeç, e cila mbante gradën Inspektore në polici.

Burime të policisë bëjnë të ditur se në momentin e krimit, në banesë ndodhej edhe gjyshja e vajzës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje