Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarandë, i ftohti shkakton viktimën e 8-të

Sarandë, i ftohti shkakton viktimën e 8-të
January 12
10:51 2017

Një tjetër person ka humbur jetën për shkak të të ftohtit të madh që ka përfshirë vendin.

Në Sarandë raportohet se ka humbur jetën një person, i cili është gjetur i pajetë përpara banesës së tij.

Policia lokale bëri me dije se shtetasi është identifikuar si Zh.T. 61 vjeç dhe pas ekspertizës në trupin e tij është konstatuar se viktima nuk ka shenja dhune, çka shton dyshimet se ai ka humbur jetën për shkak të të ftohtit dhe ndonjë ataku të mundshëm kardiak për shkak të temperaturave të ulëta.

Megjithatë policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

61-vjeçari është viktima e 8–të nga i ftohti në vend, pas atyre që humbën jetën në Durrës, Tiranë, Lushnjë, Sarandë, Korçë dhe Pogradec. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje