Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sali Berisha vs Edi Rama, përmbledhja e të enjtes politike

Sali Berisha vs Edi Rama, përmbledhja e të enjtes politike
September 13
22:12 2018

Pasi folën në pjesët e para të emisioneve respektive ku janë ftuar këtë mbremje të të enjtes politike për ceshtjen e Kosovës, kyeministri Edi Rama dhe ish kryetari I PD-së Sali Berisha dhanë mendimet e tyre për cështjet e aktualitetit politik në vend. Me vettingun politik si kryefjalë të këtyre ceshtjeve në fakt dy kundërshtarët politikë ishin në një mendje kur u pyetën për këtë. Edi Rama u shpreh se do ishte i lumtur nëse do ishte ai i pari që futej në sitën e këtij vettingu, ose më saktë “sarajet e tij”. Ai u shpreh I gatshëm të japë llogari për cdo të pasuri që ka, ai ose familja e tij, apo për cdo lidhje për të cilën akuzohet nga opozita. Sigurisht që ai nuk kurseu ironinë për kryetarin e tanishëm të PD lulëzim Basha për të cilin tha se vettingun e sistemi gjyqësor nuk e do por atë të politikës e kërkon, por gjithsesi nuk dha shumë detaje për mënyrën si mund të realizohej hetimi për politikanët. Edhe Sali Berisha e quajti të domosdoshëm vettingun e politikanëve, duke thënë se besonte që një komsion i posacëm dhe ligji do e përcaktonte mënyrën si do funksiononte. Gjithashtu ai tha se ka besim që në Shqipëri ka ende politikanë të pastër, duke përfshirë dhe veten e tij. Ai tha se nuk ka frikë as nga 1000 “vetingje” dhe se sfidonte Edi Ramën që ti bënin vettingut njëri tjetrit, që mund të duket si shaka por e tha shumë seriozisht.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë foli dhe për akuza të tjera që opozita bën për kabinetin e tij duke I cilësuar si humbje kohe dhe se qytetarët shqiptarë e dinë të vërtetën. Nuk komentoi për ndryshimet në qeveri, ndërkohë që pjesën tjetër të kohës televizive e përdori si një fillim fushtate duke përdorur ligjerimet e zakonshme për uljen e varfërisë, rezultatet e reformave dhe për gjendjen ku e gjeti Shqipërinë, rrugët,aeroportet e reja, librat shkollorë falasetj. Me stilin e tij ku pyet vetë dhe përgjigjet vetë ai gjithashtu I qëndroi mendimit të tij dhe për shqmbejn e teatrit duke snubuar kështu letrën nga Këshiili Europian. Ndërkohë Sali Berisha u duk sikur kompensoi mungesën e më shumë se 5 vjetëve në Opinion duke kaluar ngaceshtjet e ditës në disa reflektime për karrierën e tij. Ai përvec se për vettingun politik surpriozi kur tha se pot ë ishte ai kryetar I opozitës do bënte cdo ishte e mundur të rrëzonte Edi Ramën, madje dhe me metoda që mund të kritikoheshin, shembull mosbindja civile. Ish kryeministri pranoi se me zgjedhje, zoti Rama nuk mund të mundet prandaj edhe pse Lulëzim Basha po bën një opozitë të fortë ai nëse do ishte ai do përdortë metoda të tjera. Në të njejtën kohë ai tha se publiku e ka gabim që kritikon postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat i quajti si shkrime në ditarin e tij politik. U shpreh tërësisht kundër një marrveshje të mundshme me mazhorancën për vazhdimin përpara për reformat që na cojnë drejt Bashkimit Europian. Gjithashtu ai tha se e vetëkufizon veten, që most të jetë protagonist i jetës politike të djathë. Berisha rrëfeu edhe se armiku i tij më i madh politik ka qenë Milloshevic dhe askush tjetër dhe se nëse do mund të blinte kohën do i ndryshonte disa gjëra në të kaluarën. Dukej që ish presidentit I kishte munguar studioja e Opinionit ndërsa Edi Rama mund të themi që nuk solli asnjë gjë të re në debutimin e Open.

Komento
Shperndaje