Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sali Berisha: Vdiq Fidel Kastro, diktatori aventurier

Sali Berisha: Vdiq Fidel Kastro, diktatori aventurier
November 26
14:51 2016

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ish-liderin e Kubës si një diktator aventurier, që e çoi botën në prag të Luftës III Botërore.

Sipas Berishës, Kastro vendosi diktaturën komuniste në Kubë dhe shtypi me egërsi qindra mijëra kundërshtarë politikë.

Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook-un e tij personal:

“Vdiq Fidel Kastro, një diktator, një aventurier që:

– nisi betejën si nacionalist dhe degjeneroi në marksist-leninist;

– vendosi diktaturën komuniste në Kubë dhe shtypi me egërsi, persekutoi, torturoi, internoi, dëboi, burgosi, ekzekutoi qindra e mijëra kundërshtarë politikë;

– si diktator dhe aventurier ai e çoi botën në prag të Luftës së Tretë Botërore duke vendosur në Kubë raketat bërthamore sovjetike, të cilat u detyrua t’i largonte pas ultimatumit të presidentit Kenedi dhënë Nikita Krushovit.

Pas goditjes nga sëmundja, si despot i vërtetë ai ia kaloi pushtetin e paligjshëm vëllait të tij, Raulit! Bota ndihet më mirë me një diktator, aventurier më pak. Uroj që vdekja e tij të inkurajojë forcat demokratike të Kubës për të përmbysur sa më shpejt dinastinë e tij të paligjshme dhe gjakpirëse”,- përfundon statusin e tij Berisha.   /Blitz.al/

sali-berisha

Komento
Shperndaje