Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sali Berisha dhe Edi Rama përballë njëri tjetrit! Cili prej tyre rrëmbeu audiencën në rrjetet sociale?

Sali Berisha dhe Edi Rama përballë njëri tjetrit! Cili prej tyre rrëmbeu audiencën në rrjetet sociale?
September 14
10:16 2018

 

Mbrëmjen e djeshme në dy televizionet më të mëdha në vend kanë qenë të ftuar  dy liderët kryesorë të politikës në Shqipëri.

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në studion e” Opinion” me Blendi Fevziun në Tv Klan, ndërkohë që në Top Channel ka qenë i ftuar në “Open” me Eni Vasilin, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Veç transmetimit televiziv, Rama dhe Berisha kanë hapur video live në Facebook dhe sigurisht që  ne na kuriozoi fakti se cili prej tyre do të kishte më shumë ndjekës dhe se cili do të arrinte të thyente kurbën e audiencës.

Nëpërmjet një kontrolli gjatë live-ve të tyre rezultoi se ishte pikërisht ish kryeministri Sali Berisha, ai që kishte audiencë më të lartë. Ai numëronte rreth 7400 njerëz në kohë reale, ndërkohë që Ramën në anën tjetër e ndiqnin vetëm 2600.

Por duket se videot e tyre janë parë edhe pas mbarimit të emisioneve e veç shikimeve ato kanë arritur një numër të lart pëlqimesh e shpërndarjesh, ku sërish triumfon Sali Berisha.

Rikujtojmë se Sali Berisha kishte rreth 5 vite që nuk kishte qenë i ftuar në studion e “Opinion” dhe sigurisht kjo ka ngjallur shumë interes tek teleshikuesit, apo arsyeja tjetër: duke qenë se ai është tërhequr disi nga politika,kurioziteti është më i lartë.

Pra, nëpërmjet audiencës u kuptua qartë se cili ishte fitimtari i luftës së rrjeteve sociale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje