Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salah Abdeslam izolohet në burgun më të madh në Europë, fishkëllehet nga të burgosurit

Salah Abdeslam izolohet në burgun më të madh në Europë, fishkëllehet nga të burgosurit
April 28
13:08 2016

Terroristi Salah Abdeslam, një ditë pas ekstradimit nga Belgjika, ndodhet tashmë nën një regjim të rreptë izolimi në burgun e Fleury Mérogis, 30 kilometra larg Parisit. Ky burg cilësohet si më i madhi në Europë. Pas mbërritjes së tij në burg, ai është fishkëllyer nga të burgosurit e tjerë, raporton “BFM TV”.

Në seancën e zhvilluar gjatë të mërkurës, gjykata në Paris akuzoi Abdeslam për “vrasje” dhe “pjesëmarrje në vrasje me natyrë terroriste” dhe “posedim të armëve dhe eksplozivëve”.

Ministri i Drejtësisë në Francë, Jean-Jacques Urvoas, bëri të ditur se terroristi Abdeslam është vendosur në një qeli të izoluar nga të tjerat ku mbikëqyret nga një ekip i posaçëm. Qelia është e pajisur me një sistem mbikëqyrjeje me video, i pari në Francë.

Etiketimet
Shperndaje