Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salah Abdeslam i transformuar, një “i burgosur model”

Salah Abdeslam i transformuar, një “i burgosur model”
April 12
13:11 2016

Pak kohë pas arrestimit tij nga autoritetet belge, terroristi Salah Abdeslam shfaqet krejtësisht i transformuar, krahasuar me imazhin e njohur përgjatë kohës kur ishte i shpallur në kërkim. Në një foto të publikuar nga ambientet e burgut të Bryzh të Belgjikës, ai shfaqet ndryshe.

Sipas gazetës “Het Nieuwsblad”, ai duket tërësisht i maskuar, teksa mbahet i burgosur në kushte të sigurisë maksimale, në pritje të ekstradimit në Francë. Sipas autoriteteve të burgut, terroristi është një “i burgosur model”.

“Është një djalë shumë i mirë, shembull për të burgosur të tjerë sa i takon sjelljes. Ne nuk raportojmë ndonjë koment negativ në sjelljen e tij dhe madje ka oreks shumë të mirë”, – janë shprehur autoritetet e burgut për të.

salahabdeslam

Komento
Etiketimet
Shperndaje