Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Salah Abdeslam i dorëzohet Francës

Salah Abdeslam i dorëzohet Francës
April 27
10:30 2016

I shumëkërkuar Salah Abdeslam, i cili u kap në muajin Mars nga policia belge pas disa muajsh i shpallur në kërkim, i është dorëzuar tashmë Francës. Terroristi i vetëm i mbijetuar i sulmeve të 13 nëntorit në Paris, thuhet se ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Francë, ndërkaq pritet të përballet me padinë e ngritur ndaj tij.

Mediat franceze bëjnë të ditur se Prokuroria do të kërkojë fillimisht paraburgim të përkohshëm të tij. I burgosur deri më tani në një burg në Beveren të Belgjikës, 26-vjeçari ishte nën një urdhër-arrresti europian me kërkesë të drejtësisë franceze.

Ai akuzohet për disa vepra penale, si “vrasje terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist” lidhur me hetimin për sulmet në Paris dhe “vrasje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” sa i takon hetimit të të shtënave më 15 mars në komunën Forest, një ndër 589 komunat e Belgjikës dhe një ndër 19 komunat e Brukselit.

Komento