Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri: Tarifë zero për studentët nga trojet shqiptare

Saimir Tahiri: Tarifë zero për studentët nga trojet shqiptare
September 10
15:41 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bën të ditur në Facebook se me miratimin e vendimit, studentët nga trojet shqiptare nuk do të paguajnë asnjë tarifë për qëndrimin e tyre në Shqipëri gjatë periudhës së arsimimit të tyre.

Ai shprehet se zerimi i tarifës i jep fund kalvarit të mundimeve të të rinjve shqiptarë nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi dhe e cilëson tarifën e mëparshme si të pavlerë përballë përfitimit kombëtar nga dijet dhe shkollimi i tyre.

Njoftimi i ministrit Saimir Tahiri

Ky është viti i parë që studentët nga trojet shqiptare do të paguajnë tarifë zero për qëndrimin e tyre në Shqipëri. Kjo u zgjidh me ligjin e ri tashmë në fuqi “Për të huajt”.
Shpërndaje, njofto miqtë e tu, të studiosh në Shqipëri, tashmë tarifa e qëndrimit kushton zero!
Prej vitesh, hall më vete për studentët shqiptarë nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, ishte tarifa e qëndrimit në RSH.
Ne vendosëm që këtë tarifë ta bëjmë zero, duke zgjidhur një shqetësim të hershëm e duke i hapur rrugë shkollimit e dijes.
Përfitimi shtetëror nga tarifa, ishte i pavlerë përballë përfitimit kombëtar nga dijet dhe shkollimi i të rinjve.
Faleminderit Shuko Jahiu dhe të gjithë studentëve të tjerë që më shkruan për të zgjidhur këtë shqetësim!

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje