Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri për mosmarrëveshjet në koalicion: Janë tërësisht normale

Saimir Tahiri për mosmarrëveshjet në koalicion: Janë tërësisht normale
July 21
22:49 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka cilësuar si “normale” mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës lidhur me reformën  në drejtësi.

“Mazhoranca gjykohet mbi atë që bën, mbi vendimmarrjet. Mosmarrëveshjet janë fare normale. Ajo që bëjmë për qytetarët shqiptarë nuk prek koalicionin qeverisës.”, ka thënë ministri në “Opinion”, duke justifikuar momentet plot tension dhe fërkime mes anëtarëve të dy partive të koalicionit në pushtet.

I pyetur për faktorin ndërkombëtar, Tahiri është shprehur se ndërhyrja e tyre është e nevojshme: “Roli i partnerëve ndërkombëtarë është përcaktues.”