Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri nuk heq dorë, e përsërit me këmbëngulje: “Nuk keni parë gjë akoma!”

Saimir Tahiri nuk heq dorë, e përsërit me këmbëngulje: “Nuk keni parë gjë akoma!”
October 20
17:45 2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë pak më parë nga mbledhja e këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve . Ai e ka përsërit sërish shprehjen “S’keni parë gjë akoma” të thënë ditën e djeshme për mediat.

“Unë besoj se jeni gjithë të qartë bashkë me mua dhe dëgjuat edhe vetë bashkë me mua, unë vetë e quaj estradë megjithatë do të presim dhe do të presim deri në moment të fundit, kurdo qoftë. Pa lënë asnjë hallkë për t’i shkuar deri në fund.

Kur iu thashë që nuk keni parë gjë akoma, por po jua them prapë që nuk keni parë gjë akoma. Bëni durim siç po bëj unë, më besoni unë e kam më të madhe se ju barrën, por bëni durim. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të vonojë shumë. Unë nuk do të le rast pa e zbardhur të vërtetën pa i shkuar deri në fund.”,- është shprehur ish-ministri i Brendshëm./Blitz.al/

Shperndaje