Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri ndjek operacionin antikanabis: Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën

Saimir Tahiri ndjek operacionin antikanabis: Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën
August 29
16:15 2016

Ditën e sotshme, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndjekur një operacion antikanabis në zonën e Tragjasit në Vlorë. Në operacionin ku u asgjesuan 2700 rrënjë kanabis ministri ka qenë së bashku me gazetarin e “The Economist” Tim Judah.

Ministri Tahiri pas operacionit ka postuar një status në Facebook ku thotë: “Me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar në një nga operacionet e përditshme të Policisë kundër kultivimit të kanabisit. Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën. Sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka më kultivues dhe kriminelë me imunitetit të çdolloji. Jam shumë i ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo që pret më shumë prej nesh. Shumë kemi bërë dhe shumë kemi për të bërë. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës së të ardhmes me Policinë e gjeneratës së të ardhmes.”/Blitz.al/

Shperndaje