Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri me fëmijët – u mëson të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

April 11
19:45 2016

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tregon për nismën e ndërmarrë ditën e sotme me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “11 janari” në Tiranë, për të sensibilizuar fëmijët dhe jo vetëm që të kujdesen për jetën e tyre, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Me fëmijët për sigurinë rrugore. Mund të edukojmë fëmijë që nesër të respektojnë ligjin më shumë se të rriturit e sotëm. Faleminderit BE për mbështetjen!” – është shprehur ai në Facebook.

Së bashku me policë të qarkullimit rrugor, ministri ka qenë vetë i  pranishëm në këtë takim dhe ka mbajtur fjalën para fëmijëve. Për më shumë, ndiqni galerinë e fotove më sipër:

Etiketimet
Shperndaje