Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri fiton një ditë kohë. Basha: “Po i japin kohë për të prishur provat”

Saimir Tahiri fiton një ditë kohë. Basha: “Po i japin kohë për të prishur provat”
October 20
18:43 2017

Seanca mbi “fatin” e Saimir Tahirit është shtyrë për nesër në orën 10:00. Pas kërkesës së avokatit të Tahirit për 3 ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen, Ruçi ka pranuar shtyrjen vetëm me një ditë duke e zhvendosur për nesër vendimin.

Kryetari i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve Gramoz Ruçi ka deklaruar se Tahiri ka të drejtë që të mbrohet, ndërsa PD e kundërshtoi duke e cilësuar si skandal.

Duke folur për mediat pas shtyrjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme, kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për media, ku akuzon Edi Ramën se po i jep kohë Saimir Tahirit për të prishur provat.

Basha ka paralajmëruar se mundësitë për të zgjidhur këtë situatë janë duke u zvogëluar në mënyrë të shpejtë, duke paralajmëruar se opozita e bashkuar do të bëjë lëvizjet e saj../Blitz.al/

Shperndaje