Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri: “Falenderoj opozitën që më kujton se si nuk duhet të jem!”

Saimir Tahiri: “Falenderoj opozitën që më kujton se si nuk duhet të jem!”
September 16
15:27 2016

Qeveria “Rama” feston sot 3-vjetorin e marrjes zyrtarisht të detyrës.

Njëri nga anëtarët e kabinetit qeveritar, i cili është pjesë e qeverisë që në 2013-n, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka postuar në profilin e tij një status ku shkruan: “Miq! Për mua dhe kolegët e mi sot bëhen 3 vjet në detyrë. Vështirë të kthesh kokën pas, por jam i bindur se mbi gjithçka kemi arritur, ka plot forcë e shpresë për të bërë gjithçka mbetet ende për t’u bërë.

Faleminderit!

Të gjithë atyre që besojnë e punojnë bashkë me ne për një Shqipëri më të mirë, më të denjë e më të drejtë.

Të gjithë kolegëve në qeveri e maxhorancë.

Faleminderit ekipit të MB e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Të gjithë miqve në FB”.

Ai nuk ka harruar të falënderojë edhe opozitën, paçka se ka qenë gjithmonë nën shënjestrën e saj për rendin apo lëndët narkotike.

“Dhe sigurisht, faleminderit edhe opozitës! Më kujton gjithmonë se si nuk duhet të jem”, – e mbyll statusin e tij Saimir Tahiri. /Blitz.al/

Shperndaje