Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Kodra: “Nuk pendohem kurrë që u largova nga Top Channel”

Saimir Kodra: “Nuk pendohem kurrë që u largova nga Top Channel”
April 05
10:10 2017

Moderatori dhe gazetari i njohur Saimir Kodra ka rrëfyer si rrallëherë disa detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

I ftuar në InTv me gazetaren Arjola Shehu, Saimiri ka treguar disa detaje për marrëdhënien me të birin, njohjen me bashkëshorten, raportin me Gentin në emision, largimin nga Top Channel, si dhe ka folur për Doktorin, me të cilin drejtonte dikur emisionin “Fiks Fare”.

Pyetjes se cili është vendimi që nuk do të pendohej kurrë që e ka marrë, Saimiri i është përgjigjur: “Largimi nga Top Channel” (minuta 23:40).

Ndërkohë që pak persona mund ta dinë se moderatori i “Stop” ka një bashkëshorte dhe një djalë 8 vjeç që quhet Aleksandër.

Bashkëshortja e tij quhet Ada Kasneci dhe në kohën që është njohur me Saimirin ka qenë gazetare në “Top Channel”.

Ja çfarë thotë Saimiri për njohjen me të:

“E kam njohur në ambientet e Top Channel në atë kohë. Por ndenji vetëm pak. E kisha parë edhe më parë, sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në atë kohë. Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i mora telefonin Adës dhe i rashë numrit tim, për të marrë numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu nisi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë”. Dhe kur ia them ndonjëherë, më thotë me shaka: “E mo e, ti more numrin ti”. Nusja ime nuk ka handikapin të mendojë se unë jam me ca vajza të bukura në televizion dhe të bëhet xheloze”,- tha ai.

Telefoni duket se e pengon Saimirin në raportin e tij me të birin.

“Më thotë djali shpesh: Hiqe telefonin o babi, merru me mua. Dhe i them se nëse do të mundja t’i bëja punët pa telefon me patjetër”,- rrëfen ai.

Për sa i përket profesionit dhe marrëdhënies me Gentin në emision ai shprehet:

“Duke njohur veten mirë shikoja se Genti ishte ai që mund të më çiftonte, të bënte dyshe me mua. Të kishte aftësinë të hipte në trenin ku ecja unë shumë shpejt, pasi flas dhe shpejt. Genti ka bërë një shkollë shumë të mirë në Akademinë e Arteve dhe ka aktrimin dhe veshin skenik. Sot ne kemi një simbiozë të jashtëzakonshme. Edhe vëllezër po të ishim nuk do të kombinoheshim kaq mirë”,- thotë ai, duke shtuar se nëse do të zgjidhte mes Doktorit dhe Gentit: “Të dy Genta janë, sepse edhe doktori e ka emrin Genti. Doktori kishte humor, improvizime pa fund. Jo me shkollë arti, por i paparë”.

Në fund të intervistës, Saimiri thotë se beson te Zoti, pra është religjioz dhe e falënderon Zotin për të gjitha.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje