Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sadiku e Tramezzani bashkohen te Lugano

Sadiku e Tramezzani bashkohen te Lugano
January 07
16:41 2017

Armando Sadiku është rikthyer tek ekipi ku ka luajtur më parë, Lugano, duke braktisur kështu Zyrihun.

Tek ekipi i Luganos ai do të gjejë ish-zëvendëstrajnerin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Paolo Tramezzani, i cili u largua gati një muaj më parë drejt Zvicrës dhe Sadiku është një prej përforcimeve të para që ai ka kërkuar për të siguruar mbijetesën me ekipin e Luganos, që aktualisht ndodhet në vend të parafundit në superligën zvicerane.

Te Lugano, Sadiku do të qëndrojë i huazuar për gjysmën e dytë të sezonit aktual e më pas do të kalojë te Zyrihu sërish pasi këta të fundit me shumë gjasa do të ngjiten sërish në kategorinë superiore.

“Jam i lumtur që u riktheva te Lugano dhe që do të vesh fanellën bardhë e zi! Tani të shohim gjysmën e sezonit në superligë”,- deklaroi Sadiku.  /Blitz.al/

mandi

 

Komento
Shperndaje