Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ryshfeti 18.000 euro, pezullohet prokurori Braho, pranga oficerit

Ryshfeti 18.000 euro, pezullohet prokurori Braho, pranga oficerit
September 29
10:01 2016

Pas publikimit të videos në emisionin investigativ “Stop” ku një oficer i policisë gjyqësore shihej duke kërkuar 18 mijë euro një qytetari që i ishte bllokuar një transfertë prej 120 mijë euro, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin ndaj oficerit të policisë dhe prokurorit të përfshirë në këtë aferë ryshfeti.

Bëhet e ditur se prokurori Spartak Braho është pezulluar nga detyra, ndërsa oficeri i policisë gjyqësore është arrestuar pak pas nisjes së hetimeve. Ai u arrestua rreth orës 22:30 të mbrëmjes të së mërkurës.

Braho dhe Lushi akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje