Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia: Trazirat në Turqi kërcënojnë stabilitetin rajonal

Rusia: Trazirat në Turqi kërcënojnë stabilitetin rajonal
July 16
17:55 2016

Ministria e jashtme në Rusi ka thënë se trazirat në Turqi kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe ju bën thirrje autoriteteve  turke të zgjidhin situatën pa dhunë dhe brenda kuadrit të kushtetutës të vendit. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre  në lidhje me ngjatjet në Turqi dhe i kërkojnë Turqisë ti jap fund kësaj, pa gjak.

Sipas  Kryeministrit Dimitry Medvedev përpjekja për grusht shteti tregoi  se brenda ushtrisë ka kontradikta të forta. Ministria e jashtme ruse ka treguar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Turqinë për luftën kundër terrorizmit.

Autoritetet po punojnë për sigurinë e qytetarëve që të kthehen në Rusi sa më shpejtë. Madje kanë anuluar të gjitha fluturimet për në Turqi. Një tjetër problem i Rusisë shkaktohet sepse Turqia është një nga importuesit më të mëdhenj të grurit dhe ata shpresojnë se këto trazira nuk do të ndikojnë në eksport.

 

Etiketimet
Shperndaje