Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia: SHBA-të po mbrojnë një grup xhihadist

Rusia: SHBA-të po mbrojnë një grup xhihadist
September 30
19:52 2016

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po kursen një grup xhihadist me qëllim për ta përdorur për luftimin ose heqjen nga pushteti të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Sipas Lavrov, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkelur premtimin e bërë për ndarjen e grupimeve të fuqishme xhihadiste si Al-Nusra dhe grupe të tjera. Kjo e shtyn Rusinë të dyshojë për një plan B të SHBA-ve.

Një tjetër temë ku ai u ndal gjatë intervistës për BBC, ishte 1-vjetori i fillimit të fushatës ajrore ruse në Siri. Teksa u ndal tek sulmet në Aleppo. Ai mbrojti bombardimet ruse dhe siriane në qytetin e rrethuar të Aleppo-s.

Lavrov hodhi poshtë akuzat e Perëndimit se Rusia ka përdorur armë kimike ndaj civilëve, duke u shprehur se nuk ka asnjë provë domethënëse. Një marrëveshje e kohëve të fundit mes SHBA-ve dhe Rusisë kishte në fokus sulme të përbashkëta ajrore amerikano-ruse kundër Shtetit Islamik dhe Al-Nusra-s. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje