Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia paralajmëron SHBA-të: Nuk na pengon dot të luftojmë terrorizmin në Siri

Rusia paralajmëron SHBA-të: Nuk na pengon dot të luftojmë terrorizmin në Siri
November 25
12:25 2016

“Nëse Amerika nuk dëshiron të luftojë terrorizmin në Siri, duhet të mos na ndalojë ne që duam ta luftojmë atë”,- tha majori Igor Konashenkov i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Kjo ishte përgjigjja e zyrtarit rus ndaj thirrjeve të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj shteteve afër Lindjes së Mesme që të mos lejonin tanket ruse për t’u furnizuar me naftë apo për të zbarkuar në territoret e tyre.

“Nëse Uashingtoni nuk mundet ose nuk do të luftojë terrorizmin, nuk duhet të na ndalojë neve në rrugën tonë. Kjo është përpjekje për të justifikuar dështimin e politikës amerikane kundër terrorizmit”,- tha majori për sputniknews.com.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje